Më besoi si një baba”, futbollisti i shpallur kampion bote i thur elozhe Edi Rejës: Prej tij u…

Papu Gomez, futbollisti argjentinas që u shpall kamion Bote , i ka thurur elozhe ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Edi Reja, teksa në një intervistë speciale të dhënë për “Corner”, e ka cilësuar Rejën si një baba që i bësoi duke e ndihmuar që të rritej, pas transferimit te Atalanta, duke u shndërruar më pas te një lider te zikaltërit.

“Pas eksperiencës në Kharkiv, pata dy oferta: Atalanta dhe Verona që i kishte shitur Iturben Romës. Unë nuk isha i bindur për të shkuar në Verona, ndërsa Denis dhe Moralez ishin te Atalanta. Po prisja në një hotel në Milano dhe ditën e fundit, pas shitjes së Bonaventurës te Milani, mori formë kalimi te Atalanta.Nuk e kam menduar kurrë se nuk ishte zgjedhja e duhur, por në 4 muajt e parë vuajta nga mosbërja e ndonjë përgatitjeje reale dhe sepse 4-4-1-1 e Kolantuonos nuk ishte e duhura për mua. Me ardhjen e Rejës kaluam në 4-3-3, ai më vendosi në qendër të lojës dhe kjo më bëri të ndihem i rëndësishëm. Reja më besoi si baba dhe prej andej u rrita shumë. Ndeshja e Champions League kundër Dinamos ishte ndoshta ndeshja ime më e mirë kundër Atalantës.

Në Europë e kemi paguar mungesën e përvojës. Atalanta ime ideale është një përzierje mes asaj të sezonit 2016/17 dhe atij të sezonit 2019/20”