Kristiano Ronaldo i ka kërkuar super agjentit të tij, Zhorzh Mendesh, që t’i sigurojë një transferim te Bajerni i Mynihut ose Çelsi verën e shkuar, përpara se një marrëveshje e mundshme dështoi të materializohet. Kjo ndodhi, sepse të dyja klubet ishin të alarmuara, pasi ylli portugez kishte humbur fazën përgatitore.37- vjeçari i ndërpreu marrëdhëniet me Mendeshin vitin e shkuar, ndërsa hapi i fundit që shkatërroi raportin e gjatë mes tyre ishte intervista me Pirs Morganin, ku ai kërkoi largimin nga Mançester Junajtidi dhe sulmoi klubin dhe trajnerin Erik ten Hag. Pas saj erdhi prishja e kontratës me konsensus me klubin dhe transferimi në Arabinë Saudite me një kontratë prej 200 milionë eurosh në sezon, e cila u mbyll nga miku i tij i ngushtë, Riki Regufe, i cili shërbeu si menaxheri i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.
Gazeta spanjolle “El Mundo” zbulon se CR7-ta i lëshoi një ultimatum Mendeshit në verë, ndërsa kërkonte të luante në një klub që merrte pjesë në Champions. Mendesh ia ofroi klientin e tij shumë skuadrave, përfshirë Bajernit dhe Çelsit. Pronari i ri i bluve, Tod Bohli, ishte i joshur nga ideja e transferimit të portugezit në “Stamford Bridge”, pavarësisht se trajneri i atëhershëm Tomas Tuhel kishte rezerva. Edhe shefi i Bajernit, Oliver Kahh, pranoi se kampionët e Gjermanisë e kishin diskutuar mundësinë për transferimin e Kristianos, por në fund vendosën se një operacion i tillë ishte kundër filozofisë së klubit të tyre. Në fund, të dyja klubet u tërhoqën nga transferimi i lojtarit dhe ia komunikuan këtë Mendeshit. Më pas Mendesh provoi që të siguronte një transferim tek Atletiko e Madridit apo Borusia e Dortmundit, por asnjë nga këto klube nuk ishte e interesuar. Krisja mes lojtarit dhe menaxherit ndodhi pasi nuk u materializua një transferim në një klub të Champions-it. “
Ajo që e prishi marrëdhënien nuk ishte një kontratë e thjeshtë, ndërsa Mendesh nuk i ka kërkuar kurrë lojtarëve të tij ta firmosin atë. Krisja ishte shumë më tepër. Ishte një thyerje atërore, familjare, madje edhe marrëdhënie biznesi. Menaxheri është nuni i një prej fëmijëve të Kristianos dhe nëna e Ronaldos, Dolores, e ka shfaqur shpesh vlerësimin e saj për Mendeshin” , shkruante “El Mundo”.