“Me hidhërim…”! Familja hap dyert e mortit për djalin që ishte në “Audi” me dy vajza

Pasditen e sotme në orën 16:00 do të përcillet për në banesën e fundit 19-vjeçari Klevis Ruçaj që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ai ishte në timon në drejtimin e makinës tip “Audi” kur si pasojë e shpejtësisë fluturoi nga mbikalimi në Sauk duke rënë mbi kofanon e një tjetër makine, tip “Honda”.

Makina është shkërrmoqur plotësisht. Dy vajzat Erisilda Abedini 22 vjeçe dhe Sikela Përroj 23 vjeçe humbën jetën në vend, ndërsa i riu në spital pak orë më pas.

Klevis Ruçaj ishte me origjinë nga Fieri. Familja ka hapur dyert e mortit.