“Më i kërkuari i Luksemburgut”, kush është shqiptari që goditi me thikë 2 persona pas përleshjes në mes të qytetit

Autoritetet evropiane kanë shtuar së fundmi në faqen e tyre të internetit shpalljen në kërkim për Edinjo Pultin, i dyshuar për disa krime, përfshirë edhe në Luksemburg, shkruan RTL.

“Më i kërkuari” i Luksemburgut akuzohet për tentativë vrasjeje, por edhe për trafik të paligjshëm të armëve, municioneve dhe eksplozivëve.

Edinjo Pulti, shtetas shqiptar i lindur në vitin 1981, dyshohet për tentativë vrasje në Luksemburg. Të dielën, 2 gusht 2020, rreth orës 20:55, ai u përfshi në një përleshje në Pétange. Disa burra, duke përfshirë një të armatosur me thikë, ishin përleshur në qendër të qytetit. Sherri është filmuar.

Sipas Europolit, Pulti ka goditur disa herë me thikë dy persona. Një nga dy viktimat është goditur në bark dhe ka mbetur i plagosur rëndë. Një urdhër-arresti evropian dhe ndërkombëtar për të është lëshuar në janar 2021.