Më i miri në mbrojtjen e Atalantës, shikoni notën dhe statistikat e Berat Gjimshitit ndaj Milanit

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë mbrëmjen e sotme ndaj Milanit, në triumfin 1-2 që Atalanta arriti në “San Siro” ndaj kuqezinjve, duel ky i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kupës së Italisë. Mbrojtësi shqiptar ishte i pakalueshëm, teksa në bazë të notave dhe statistikave të faqes së specializuar “Sofa Score”, Gjimshiti rezulton me vlerësimin më të lartë nga treshja e mbrojtjes së Atalantës (6.7). Vlen të theksohet fakti se 30-vjeçari është shndërruar në një lider te skuadra e tij, duke ofruar garanci në prapavijën zikaltër.