Me Milanin ende i lidhur”, Ançeloti: Ju tregoj të vërtetën e bisedës me Maldinin

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, i ftuar i “Radio Anch’io Sport” foli edhe për Napoli-Milan, ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes ekipit të fundit të stërvitur dhe atij me të cilin fituan më shumë trofe.

“Në këto lloj sfidash lojtarët do të ndiejnë presion, do të jenë shumë të motivuar, ndaj nuk ka nevojë që trajnerët të bëjnë fjalime motivuese. Fjalët e vetme të tyre do të lidhen me strategjinë e ndeshjes, duke u përpjekur të jepen udhëzime të qarta dhe të thjeshta për lojtarët, për t’i bërë ata të ndihen të përfshirë dhe të marrin pjesë në menaxhimin e momentit. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar presionin që këto ndeshje në mënyrë të pashmangshme japin”.

Një ditë më parë Paolo Maldini tha se me Ançelotin kishte lënë një takim në Stamboll ku do të luhet finalja e Champions-it. Edhe mbi këtë temë tekniku madrilen tha versionin e tij duke deklaruar:

“Ishte mbi të gjitha një urim për Milanin, klub me të cilin jam shumë i lidhur. Në realitet, MilanNapoli do të jetë një ndeshje shumë e ekuilibruar dhe e pasigurt. A do të ishte mirë të takoheshim sërish në Stamboll? Për Realin, po, mendoj gjithashtu për Milanin, por në këtë fazë të turneut të gjithë duan të shkojnë në Stamboll”.

NDESHJA E TIJ – Në të njëjtën kohë në të cilën Napoli dhe Milani do të luftojnë, Reali do të përpiqet të hedhë hapin e parë në kualifikimin për në gjysmëfinale kundër një Çelsi plotësisht në rrëmujë.

“Çfarë mendojmë në prag të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve? Mendojmë se mund ta fitojmë, duke ditur që çdo ndeshje është një pengesë e vështirë, e vështirë dhe e paparashikueshme, sepse ky turne kështu e ka”.

Dhe nëse trajneri kampion në fuqi dhe Mjeshtri i Champions-it(4 triumfe me Milanin dhe Realin) thotë kështu, nuk mund të mos i besojmë.