“Më përdhunuan për 12 orë”, dëshmia tronditëse e ukrainases që përjetoi tmerrin nga dy ushtarët rusë!

Një nënë ukrainase e katër fëmijëve u përdhunua për më shumë se 12 orë nga ushtarët rusë. Historinë e tmerrshme e ka treguar ajo vetë në një deklaratë për mediat.

Elena, rrëfeu se rusët, e kishin përdhunuar për 12 orë pasi ata fillimisht kishin shkuar në dyqanin e saj dhe ishin tallur me klientët. Ajo shtoi se ishin dy ushtarë rusë të cilët e kanë rrëmbyer dhe më pas e kanë përdhunuar.

“U largova shpejt nga dyqani. Po bëhesha gati të futesha në shtëpinë time. Më pas edhe ata u futën pas meje. Pa fjalë, më shtynë në shtrat. Më mbajtën me pushkë dhe më zhveshën. Ata nuk thanë shumë. Ndonjëherë më thërrisnin ‘banderovka’ ose i thoshin ‘radha jote’ njëri-tjetrit. Më pas, në orën 4 të mëngjesit, ata u larguan.”- tha ajo.

Fatmirësisht Elena thotë se në fillim të luftës i largoi fëmijët e saj nga shtëpia e tyre dhe ata nuk ishin dëshmitarë të skenës shokuese.

“Ishte e tmerrshme, mendova se nuk kam më pse të jetoj. Por lufta do të mbarojë një ditë , ne do të hakmerremi.”, shtoi më tej ajo.