Më shumë se 10 mijë njerëz janë gjendur në rrugët e Parisit për të brohoritur lojtarët e tyre. Për 18 minuta në mes të ftohtit tifozët e shumtë duartrokitën kombëtaren e tyre, ndërkohë që lëshuan shumë thirrje motivuese për Mbape dhe Zhiru. Për më tepër shikoni videon:

Suksesi në finalen e Kupës së Botës ka entuziazmuar padyshim të gjithë Argjentinën, pro ata që ishin më të lumturit ishin futbollistët e përfaqësueses që bënë më në fund realitet ëndrrën e ndjekur për tre dekada. Festimet e shfrenuara nuk kanë ndalur në fushë, në dhomat e zhveshjeve, por edhe në zonën miks ku gjendeshin gazetarët që pritnin të intervistonin protagonistët.Por në vend të intervistave, gazetarët janë përballur me një shfaqjë të veçantë. Futbollistët e Argjentinës, me në krye Mesin që mbante në dorë Kupën e Borës, ndërsa ecte në çorape, u doli para gazetarëve dhe nisën të këndonin kore nga më të ndryshmet para tyre,

Një, u kushtohej pikërisht gazetarëve dhe ka lindur që në vitin e kaluar, kur përfaqësuesja e Argjentinës fitoi Kupën e Amerikës. Kori në fjalë, që shan gazetarët që kritikonin përfaqësuesen “Albiceleste”, u përsërit edhe në zonën miks të stadiumit të Lusail.“Nuk ka rëndësi ajo që thonë këta ku*va gazetarë dhe ajo ku*va që ju lindi”, u dëgjua kori i cili këndohej me sa kishin në kokë nga futbollistët, përfshirë edhe Mesin, para se të largoheshin përsëri nga zona miks.