Më të dobëtit në Serinë A, afrimet e bujshme të Milanit e Interit në listë

Milani dhe Interi kanë qenë jashtë pritshmërive këtë sezon në kampionatin italian, pavarësisht se në Europë kanë shanse për tu takuar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Të dyja ekipet kanë qenë aktive në merkato, duke bërë edhe afrime të bujshme megjithatë, jo të gjithë kanë bindur. “Tuttomercatoweb” ka publikuar një listë të 20 lojtarëve me të dobët në kampionatin italian në këto 30 javë kampionat.

Në listën e të quajturve “Flop”, bie në sy edhe prezenca e futbollistëve me emër, si Romelu Lukaku, Joakin Korrea, Divok Origi apo edhe Sharl de Keteler.