Andre Onana do të jetë shumë shpejt një lojtar i Mançester Junajtid me palët që kanë rënë dakord për transferimin e tij, teksa tashmë ka mbetur vetëm prezantimi i kamerunasit.
Gazzetta dello Sport” raporton se zikaltërit duket se i kanë dhënë fund gjithashtu për portën e tyre, duke e gjetur më në fund zëvendësuesin e 27-vjeçarit.
Sipas gazetës, Auzilio dhe Marota do të arrijnë marrëveshjen me Jan Zomer, menjëherë pas prezantimit të Onanës te “Djajtë e Kuq”, që pritet të ndodhë këtë javë.Zvicerani duket se ka parakaluar portierin ukrainas Trubin dhe do të jetë ai që do të mbrojë portën e zikaltërve për sezonin e ri.