Medvedev bën paralajmërimin e frikshëm për Poloninë: Nëse shpërthen lufta Rusi-NATO…

Zëvëndëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Rusia do të nisë një luftë me NATO-n, Polonia do të pushojë së ekzistuari.

“Nuk e di se kush do ta fitojë apo do ta humbasë këtë luftë, por, duke marrë parasysh rolin e Polonisë si një post i NATO-s në Evropë, ka shumë të ngjarë që vendi të pushojë së ekzistuari, së bashku me kryeministrin e tij budalla”, shkroi Medvedev në Twitter.

Ky paralajmërim vjen pas deklaratave të bëra më herët nga kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, i cili tha senuk është shumë i shqetësuar që sulmet ukrainase në territorin rus mund të shkaktojnë një përplasje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.