Një operacion i gjerë antidrogë është zhvilluar në Itali.
Sipas mediave italiane, raportohet për 13 të arrestuar, mes të cilëve 11 ishin shqiptarë.
Mësohet se operacioni është zhvilluar në orët e para të së martës, në territoret e Foligno, Spoleto, Terni, Rimini dhe Bolonja.
Gjyqtari hetues i Perugias ka dhënë masat e sigurisë ndaj 15 personave, pas hetimeve të kryera nga stafi i ekipit celular të komisariatit të Perugias.
Të arrestuarit akuzohen për trafik kokaine, posedim dhe tregtim droge, armëmbajtje dhe municione.
Gjithashtu bëhet me dije se shqiptarët e arrestuar i kishin investuar paratë e fituara nga trafiku u drogës për të hapur dyqane në Umbria dhe hotele përgjatë bregdetit shqiptar.
Mediat italiane thonë se të akuzuarit, së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë, dyshohet se kanë hedhur në treg në zonën e Umbrias një sasi prej 150 kilogram kokainë për tetë muaj.
Kush janë të arrestuarit
Përfunduan në burg: Domenico Di Rocco (37 vjeç), Elton Hoxha (24 vjeç), Ervìn Hoxha (27 vjeç), Festim Hoxha (26 vjeç), Renato Di Silvio (26), Ardian Muca (24), Xhekson Novi (24). Durim Spanjolli (38), Santiljano Mitai (23). Në vend të kësaj, arrest shtëpiak u vendos për Zenel Huqin (25 vjeç), Franko Merxhani (23), Marius Nuri (29) dhe Ivan Gentilucci (50)