Megi Pojani dhe Hajdari i Kuçovës armiqtë e varreve, njëra i përdor për striptizëm, tjetri i vjedh me Pilo Kerin

Babëzisë dhe ligësisë së njeriut nuk po i shoëtojnë as varret. Moderatorja Megi Pojani krijoi një reaksion negativ publik teksa u shfaq në një video duke tundur të pasmet dhe bërë striptizëm mbi varrin e stërgjyshes.

Por nëse Megi Pojani poshtëroi varrin e stërgjyshes, kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka vjedhur varret e qytetit bashkë me klientin e tij Pilo Keri.

Megi Pojani dhe Hajdari i Kuçovës janë sot armiq dhe një rrezik serioz për varrezat.

Në 15 tetor 2021, kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, i cili ka fsheur një dënim me 4 muaj burg në Greqi, ka firmosur shpalljen e fituesit për dhënien me konçension të varrezave të qytetit deri në vitin 2025.

Nga dokumentacioni rezulton se janë përjashtuar nga gara të gjitha kompanitë, përveç firmës fituese, që është kompania “Pienvis” e ish deputetit të PS-së Pilo Keri, me ofertë 13 983 628,00 lekë, ndërsa fondi limit ishte 14 527 520,00 lekë.

Pilo Keri është krushku i Isuf Ferrës, i cili ka monopolin e sheqerit dhe vajit, i përfshirë në pazare për fiksimin e çmimit të vajit.

Pilo Keri, një klient i Hajdarit, ka qenë deputet i PS-së në Kuçovë. Keri njihet për mashtrim me cilësinë e punime dhe devijime të paligjshme, me pasojë jetë njerëzish.

Një pallat i ndërtuar në qytetin e Durrësit nga kompania e Pilo Kerit, i cili ka përfunduar në vitin 2010, iu shembën tërësisht muret si brenda apartamenteve ashtu edhe në pjesën e jashtme të godinës, kur ra tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pilo Keri mbahet mend edhe për skandalin që shkaktoi aksidentin tragjik në Kavajë që mori jetën e dy fëmijëve. Me këtë ngjarje Keri ka një lidhje të 3-fishtë.

Së pari, Pilo Keri kishte mundësuar heqjen e trafikndarëses në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme.

Së dyti, karburanti ku ishin hequr trafikndarëset e autostradës ishte në pronësi të Pilo Kerit.

Skandali u thellua më shumë kur u zbulua se “Pienvis”, firma e Pilo Kerit, kishte përfituar një tender 300 milionë lekë për mirëmbajtjen e aksit rrugor Plepa-Rrogozhinë.

Pra, Pilo Keri ishte edhe pronari i karburantit që kishte hequr trafikndarëset, por edhe pronar i firmës që supozohej t’i rregullonte ato.

Po le të ndalemi tek pazari mes Kreshnik Hajdarit dhe Pilo Kerit me varrezat e qytetetit. Prapaskena ka parë disa dokumente që konfirmojnë se Pilo Keri thjeshtë merr paratë dhe në fakt nuk kryen ndonjë shërbim rek varrezat.

Kompania e Kerit ka fituar edhe në vitin 2016 tenderin për mirëmbajtjen e varrezave të Kuçovës për 5 vite, deri në vitin 2021. Në vitin 2019, është bërë një kontroll se çfarë shërbimi konret ka bërë kompania që merrte paratë publike.

Duket e pabesueshme, por rezulton se kompania nga viti 2016 deri në vitin 2019 vetëm kishte zëvëndësuar disa pllaka në 8 varre.

Por më e rëndë është një dosje penale, në të cilën pretendohet se kompania e Pilo Kerit ka vjedhur materiale tek varrezat si dhe u merr para të afërmve të të ndjerëve.