Leo Mesi vazhdon të dhurojë spektakël dhe gola në Amerikë. Argjentinasi ka arritur të shënojë një tjetër dygolësh në Kupën e Ligës ku këtë herë, “viktima” e Mesit ka qenë skuadra e Dallas.
Në minutën e 6 të takimit, Mesi ka realizuar nga jashtë zone një supergol me asist të Zhordi Albës por vendasit kanë reaguar dhe brenda pjesës së parë kanë arritur të përmbysin rezultatin në 2-1.
Në të dytën, vendasit shënojnë sërish por Zhordi Alba asiston sërish dhe Kremaski ngushton diferencën në 3-2, para se Tejlor të realizonte një autogol për ta çuar sërish në 4-2. Pak minuta para fundit, autogoli i Fofan ngushtoi diferencën në 4-3 dhe ishte Mesi ai që shënoi një kryevepër në goditje dënimi për të barazuar.
Pas penalltive, skuadra e Inter Majemit ka fituar me rezultatin 3-5, aty ku Mesi ka shënuar i pari golin e skuadrës së tij dhe askush nuk e gaboi. Mes shënuesve nga penalltitë, ishte edhe Buskets që shënoi penalltinë e dytë.
DALLAS 4-4 INTER MAJEMI
SHËNUES: 37’Kuinjon, 45’Kamungo, 63’Velasko, 68’Tejlor / 6’,85’Mesi, 65’Kremaski, 80’Fafan