Leo Mesi e ka nisur aventurën amerikane në mënyrën më të mirë të mundshme. Pasi shënoi në debutim për Inter Majemin, Mesi ka gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës në ndeshjen që Inter Majemi fitoi 4-0 ndaj Atlanta Junajtid.
Argjentinasi shënoi në minutën e 8 të takimit golin e parë dhe në minutën e 22 arriti të shënonte edhe golin e dytë. Në pjesën e parë ka menduar edhe Tejlor për të shënuar një gol, teksa në të dytën i njëjti autor ka thelluar rezultatin në 4-0, pas një asisti fantastik të Mesit.
Inter Majemi ka marrë në këtë mënyrë fitoren e dytë radhazi në kampionat pas dy muajsh. Në dy muajt e fundit, skuadra e Mesit kishte zhvilluar 13 ndeshje nga të cilat ka fituar vetëm 2, ka barazuar në 3 si edhe ka humbur 8 ndeshje të tjera. Inter Majemi renditet në vendin e fundit në klasifikim por në MLS nuk ka asnjë skuadër që bie