Mesi sërish protagonist në skuadrën e tij, i dhuron një tjetër finale në pak ditë

Inter Majemi ka arritur një tjetër finale në pak ditë. Skuadra e Mesit ka mundur në gjysmëfinalen e “US Open Cup” skuadrën e Sinsinatit me penallti, teksa takimi ka përfunduar në barazim 3-3.

Leo Mesi ishte protagonist në këtë takim, duke dhënë dy asistent e ndeshjes dhe për herë të parë që pas transferimit në Amerikë, nuk ka shënuar gjatë ndeshjes. Nga penalltitë, Inter Majemi ishte më e saktë duke shënuar 5 penallti, kundrejt 4 të kundërshtarit.

Në finale, Inter Majemi do të përballet me Hjuston Dinamo, aty ku skuadra e Mesit do të kërkojë edhe trofeun e dytë. Takimi final do të luhet në datën 27 gusht, duke nisur nga ora 22:00.