Miqësorja mes Argjentinës dhe ishullorëve të Karakao në stadiumin “Unico Madre de Ciudades” u shndërrua në një festë për Kampionët e Botës. Ekipi i trajnerit Lionel Skaloni triumfoi me shifrat 7-0, teksa Lionel Mesi shënoi një tregolësh.Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të duke shënuar kështu golin e 100-të me fanellën albiceleste. Leo shënoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë (’33, ’37) ndërsa në mes ishin edhe golat e Niko Gonzalez (’23) dhe Enzo Fernandez (‘35) për të mbyllur në shifrat 5-0 pjesën e parë.
Në pjesën e dytë u shënuan dy gola me anë të Di Maria që realizoi nga pika e bardhë (’78) dhe Montiel që realizoi golin e shtatë të sfidës tre minuta para fundit të lojës pas një asisti të Paulo Dibalës.