Mësoni cilat janë frikërat më të mëdha të shenjave të horoskopit

Fobia është një frikë iracionale (e paarsyetuar), një lloj çrregullimi i ankthit që shkakton tmerr tek njeriu fobik, sa herë që përballet me objektin e frikës. Edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të cilat nuk e kemi imagjinuar ndonjëherë që mund të japing frikë, si kllounët, kërpudhat apo mjekra! Por cilat janë fobitë që mund të zhvillojë secila shenjë horoskopi?

Dashi: Atelofobia, fobia ndaj të mos e bërit diçka siç duhet, ose nga të mos qenit mjaftueshëm i aftë në gjithçka.

Demi: Metatesiofobia, frika ndaj ndryshimit.

Binjakët: Eremofobia, frika ndaj vetmisë.

Gaforrja: Agorafobia, frika ndaj vendeve të hapura me shumë njerëz, ose frika nga largimi prej një vendi ku ndihen të sigurtë.

Luani: Zelofobia, frika ndaj xhelozisë.

Virgjëresha: Ataksofobia, frika ndaj rrëmujës (parregullsisë, papastërtisë)

Peshorja: Decidofobia, frika ndaj të marrit të një vendimi

Akrepi: Mykofobia, frika ndaj kërpudhave

Shigjetari: Klaustrofobia, frika ndaj vendeve të mbyllura

Bricjapi: Koulrofobia, frika ndaj kllounëve.

Ujori: Arakibutifobia, frika se ushqimet në formë kremi mund të ngjiten në qiellzën e gojës.

Peshqit: Proditiofobia; frika ndaj tradhëtisë nga ana e njeriut të zemrës.