Milani bën edhe goditjen e tetë në merkato, mesfushori i La Ligas mbërrin për vizitat dhe firmën

Më në fund edhe goditja e tetë. Junus Musah, përforcimi i radhës i verës kuqezi. Njëzet vjeç, amerikan i rritur në Kastelfranko Veneto, mesfushor vrapimesh e sasie. Ky është identikiti i prurjeS së tetë të merkatos së kuqezinjve, që dje zbarkoi në aeroportin e Linate për të nisur sfidën e tij të re.

I përfolur për transferimin prej më shumë se një jave, ai çdo ditë thuhej se do të zbarkonte, por ishin burokracitë që vijonin të shtynin fluturimin drejt Milanos. Më në fund Milani dhe Valencia kanë qartësuar edhe detajet e fundit me lojtarin që ka marrë lejen për vizitat mjekësore me atë që duhet të jetë klubi i ri për të dhe i dyti në karrierë pas atij spanjoll.

SHIFRA E STATISTIKA — Musah vjen nga Valencia për rreth 20 milionë euro (18 milionë fikse plus bonuse). Vitin e kaluar ai luajti 37 ndeshje për Valencian, nga të cilat, të paktën gjysmën me Xhenaro Gatuzon në stol. Vjet nuk mundi të shënojë asnjëherë, ndërkohë që në tri sezonet pararendës ka shënuar të paktën një gol. Statistikë për t’u përmirësuar kjo, sidomos te Milani, ku nevoja për gola në mesfushorët është e lartë. Përvoja e Musahut është e përbërë edhe nga 27 ndeshje me kombëtaren e Shteteve të Bashkuara, ku edhe ka lindur, ndërkohë që kombëtaret e moshave i ka frekuentuar me Anglinë, duke qenë se zotëron edhe pasaportë britanike (por edhe italiane).

PLANI I DITËS – Sot ai do të kryejë analizat e zakonshme mjekësore, para se të nënshkruajë kontratën. Pioli më në fund do të jetë në gjendje të stërvitë Çukvuezen- i cili mbeti në “Milanello” – dhe të përqafojë Musahun, i cili është kthyer në Itali pas më shumë se dhjetë vjetësh. Kuriozitet: amerikani u rrit në rrugët e Kastelfranko Venetos, qyteti i piktorit XhorxE vetmja gjë që mungon është po-ja përfundimtare nga personi në fjalë dhe kalimi i Sharl de Ketelares tek Atalanta do të jetë realitet. Milani dhe klubi kanë finalizuar marrëveshjen me belgun në qendër: 3 milionë euro për huazimin e rëndë dhe të drejtën e shlyerjes për t’u ushtruar në qershor të 2024-ës, e vendosur në 23 milionë. Asnjë e drejtë riblerjeje në favor të kuqezinjve, një opsion që drejtuesit bergamaskë nuk kanë ndërmend t’ua japin homologëve milanezë. Përpara firmës, belgu do të takohet me menaxherët e tij për të bërë një bilanc të ofertës me bluzinjtë që janë plotësisht të gatshëm të mbulojnë pagën e tij prej rreth 2 milionë eurosh. Për të kuptuar mbetet fakti nëse De Ketelare, i kërkuar edhe nga PSV-ja, Real Sociedadi dhe Lensi, dëshiron të përfshihet nën urdhrat e një trajneri shumë kërkues si Gasperini, i cili nga ana tjetër ka treguar vazhdimisht se nxjerr në pah talentin maksimal nga pothuajse të gjithë lojtarëve që merr në ekip.

ECURIA SI KUQEZI – I ardhur te Milani me shumë bujë nga Klyb Bryzhi verën e vitit të kaluar për 35 milionë euro, belgu nuk e shpërbleu kurrë besimin e drejtuesve. Në 40 prezenca sezonale ai la gjurmë me vetëm një asist në sfidën kundër Monzës në kampionat. hone, 40 kilometra larg nga Padova. Ai jetoi atje gjatë gjithë adoleshencës. Me sa duket, ishte e shkruar që do të rikthehej, teksa që nga nesër do të nisë punën me shokët e rinj të skuadrës me fanellën e së cilës do të mund të debutojë në trofeun “Sivlio Berluskoni” kundër Monzës më 8 gusht në orën 21:00. Nuk i dihet sesa e gjatë do të jetë aventura e amerikanit në radhët e “djallit”. Kontrata që e pret është prej pesë vitesh me nga dy milionë euro në sezon, por impakti i tij mbetet për t’u vlerësuar.