Milani duhet të bëjë pa dy titullarët, Pioli nis manovrat për ndeshjen me Fiorentinën

E vetmja njollë në fitoren e Milanit ndaj Atalantës ishin dy kartonët e verdhë të Leaos dhe Kruniçit. Portugezi u ndëshkua për protesta nga Mariani në pjesën e parë, ndërsa boshnjaku për një faull ndaj Bogas në fund.Ata nuk do të jenë në dispozicion të Piolit mbrëmjen e së shtunës kundër Fiorentinës, në provën gjenerale përpara ndeshjes së kthimit kundër Totenhemit në Champions.

Sa i përket mesfushës, trajneri nuk do të ketë probleme: Benaser pritet të rikthehet në mesjavë në stërvitje bashkë me shokët dhe mund të mos jetë thjesht i grumbullueshëm për transfertën në Firence, por edhe në gjendje për të luajtur titullar. Ndërkohë që në sulm, në linjën e Diazit mund të shfaqet edhe Rebiçi ose Origi.