Milani gjen zgjidhje për sulmin, afrohet edhe më shumë “pyka” spanjolle. Ka afat dhe për futbollistin senegalez

Alvaro Morata është emri i parë në listën e Milanit për sulmin. Kjo është raportuar në Spanjë nga “Relevo”, portal i cili shpjegon se në “Casa Milan” lojtari në pronësi të Atletiko Madrid shihet si një lojtar ideal për lojën e Stefano Piolit.

Pas disa sondazheve eksploruese në javët e fundit, menaxheri i tij, Huanma Lopez, ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me drejtuesit milanezë për disa ditë dhe në thelb ka një lloj mirëkuptimi për bashkëpunim.

Edhe “Los Colchoneros” nuk do të ishin kundër, pasi rinovimi që iu bë Moratës ishte një manovër për ta shitur në kushte sa më të favorshme. Pikërisht për këto arsye priten zhvillimet në ditët në vijim.

EDHE DIA – Ndërkohë, sipas edicionit të djeshëm të “Tuttosport”, emri i Bulaje Dia vijon të jetë prezent në listën e dëshirave të Milanit. Sulmuesi senegalez i Salernitans ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë eurosh, që mund të shfrytëzohet nga klubet e interesuara brenda datës 20 korrik.

Klubi nga Italia e Jugut mund t’i ofrohet Adli dhe Lorenco Kolombo, plus 25 milionë euro, e në këmbim të marrin Dianë, por edhe Paskuale Maxokin, mbrojtësin që i pëlqen të gjithë të mëdhave të Serisë A.

Falë 16 golave të tij e mbajti Salernitanën në zonën e sigurisë së renditjes së tashmë në moshën 27-vjeçare (i mbush në nëntor), duket se për Dianë ka ardhur momenti të tentojë në një klub të madh.