Milani nuk dorëzohet, kuqezinjtë kërkojnë me ngulm fantazistin që po shkëlqen në Botëror

Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Hakim Zijeh.Sipas “La Gazzetta dello Sport” lojtari ka një afeksion të veçantë me kuqezinjtë dhe e dëshiron transferimin në Itali.

Kuqezinjtë po mundohen ta shfrytëzojnë në maksimum këtë avantazh që u është dhënë. Ka ende kohë deri në janar dhe tratativat me Çelsin po vazhdojnë me ritëm të kënaqshëm.

Plani i kuqezinjve për transferimin e yllit të Marokut është për ta marrë në huazim 6-mujor me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Kostoja totale e operacionit llogaritet rreth 15 milionë euro.

Nga ana tjetër fantazisti i Çelsit është i gatshëm të ulë pagën vetëm që të transferohet në një klub ku mund të luajë rregullisht, me Çelsin që nuk ia mbyll derën, por ka pretendimet e veta.

Kufiri maksimal i pagës që Milani mund t’i ofrojë fantazistit është 4-4.5 milionë euro neto në sezon.