Java e ardhshme e kampionatit italian vë përballë Interin me Milanin, një duel i ndezur që gjen të dy skuadrat në kreun e renditjes së kampionatit me pikë të barabarta. Dhe si gjithmonë, ndeshja paraprihet nga polemika të shumta. Këtë radhë, protagonist ka qenë arbitrimi i ndeshjes Inter-Fiorentina, pasi tifozët kuqezi pretendojnë se gjyqtari Marketi duhej të kishte nxjerrë me të kuq mesfushorin e zikaltërve, Nikolo Barela, pasi fyeu në mënyrë të dukshme pikërisht kryesorin edhe pse sapo kishte marrë të kuq.
Pamjet e atij momenti kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe tanimë të drejtë atyre u ka dhënë edhe ish-gjyqtari i Serisë A, Mauro Bergonzi. Duke bërë moviolën e javës në studion e “Mediaset” ai ka theksuar se kryesori Marketi kishte vepruar gabim duke mos e ndëshkuar.
“Barela ndëshkohet me të verdhë për protesta por pastaj shan në mënyrë të dukshme kryesorin e ndeshjes. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë për dy arsye: Barela është një lider i Interit dhe i kombëtares, një lojtar i madh dhe në nivelet e UEFA-s këto gjëra nuk falen kurrë. Marketi nuk mund t’ia lejojë vetes që të trajtohet kështu nga një lojtar. Futbollistët e tjerë duhet ta dinë që me të nuk mudn të tallesh. Barela e meritonte plotësisht një të kuq. Ajo e sharë paragjykon besueshmërinë e gjyqtarit dhe kolegëve të tij”, tha ish-arbitri i Serisë A.