“Objektivi është që të jemi gati për 4 janarin dhe luajmë shumë ndeshje të ngjeshura”. Paolo Maldini, drejtori teknik i Milanit tregon nga Dubai për “Milan TV” objektivat e kampionëve të Italisë.“Nuk duhet të kënaqemi vetëm me titullin, por duhet të synojmë të jemi protagonistë edhe në katër kompeticionet e tjera. Lojtarët e kombëtareve? Kam folur vetëm me Leaon”.
Dje Milani njoftoi edhe rinovimin e kontratës me sponsorin “Emirates”, për një shifër afro 30 milionë euro në vit. Vijon kështu bashkëpunimi që zgjat përtej 15 viteve dhe që sheh dyfishimin e të ardhurave për kuqezinjtë nga 14 milionë nga kontrata e vjetër, në më shumë se dyfishin e saj.