Milito: Zikaltërit merituan më shumë në Champions, Lautaro është i jashtëzakonshëm…

Heroi i tripletës së Interit në 2010-ën, Diego Milito, ka

“Unë mendoj se ishte shumë afër. Interi ka bërë një rrugëtim të madh në Champions League, ata e merituan finalen dhe në finale për mendimin tim merituan më shumë. Bënë një lojë fantastike, por për fat të keq futbolli është i tillë, nuk mundën ta zhbllokonin dhe ishin pa fat gjatë ndeshjes. Mançester Siti shënoi dhe për fat të keq Interi nuk mundi ta sillte kupën në shtëpi, por rrugëtimi ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh argjentinasi për”Goal.com”, duke u ndalur më pas te bashkëkombësit e tij, sulmuesit Lautaro Martinez, Mauro Ikardi dhe Mateo Retegui.

“Lautaro është pa dyshim një nga më të mirët në rolin e tij. Ai ka pasur një sezon të mrekullueshëm dhe është një pikë referimi për Interin dhe repartin ofensiv të tij. Është diçka që nuk po e zbuloj unë, është një lojtar i jashtëzakonshëm.

Vendimi i Ikardit përt’iu bashkuar Gallatasarajit? Janë zgjedhje dhe duhen respektuar. Mauro është një sulmues i mrekullueshëm, ai e dëshmoi përsëri këtë vit në Turqi, duke parë që shënoi kaq shumë gola. Të shohim se çfarë do të ndodhë dhe çfarë zgjedhjesh do të bëjë që tani e tutje.

Retegui? Mendoj se ka çdo gjë për t’u përshtatur në Serinë A, është rritur shumë në Argjentinë dhe mund të bëjë shumë mirë edhe në Itali”, përfundoi “princi”.

qenë një ndër tifozët më të mëdhenj të Interit në finalen e Champions League ndaj Mançester Sititi. Pavarësisht disfatës, për ish-sulmuesin zikaltrit kanë qenë shumë pranë realizimit të një mrekullie.