Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi këtë të mërkurë rezolutën që dënon aneksimin e territoreve ukrainase nga Rusia.
Rezoluta u miratua me 143 vota pro, 35 abstenim dhe 5 kundër, përfshirë Kinën dhe Indinë.
Vendimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së është përgëzuar dhe nga Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në NY. Në llogarinë në Twitter Misioni ndau dhe pamjet kur Asambleja e përgjithshme e OKB-së shpërtheu në duartrokitje pas miratimit të rezolutës.
“TANI: UNGA sapo votoi! Bota është dhe qëndron e bashkuar, duke e izoluar më tej Rusinë dhe duke dënuar veprimet e saj të papranueshme. Referendumet e falsifikuara dhe aneksimi i territorit nuk kanë vend në shekullin e 21-të. Rusia duhet të dëgjojë, të ndalojë luftën e saj të zgjedhur dhe të respektojë Ukrainën dhe kufijtë e saj”, shkruan misioni në njoftimin e publikuar në Twitter.
#NOW: #UNGA just voted! The world is and stays united, isolating #Russia further & condemning its unacceptable actions.
Sham referenda and territory annexation have no place in the 21st century. #Russia should listen, stop its war of choice and respect #Ukraine and its borders. pic.twitter.com/FyWtWOXkwt
— Albania in UN (@AlMissionUN) October 12, 2022