“Mis patinatorja”, Juta Lerdam e mbyll Europianin me 3 medalje ari

Kampionati Europian i Patinazhit u dominua sërish nga holandezët, të cilat duket se ia kanë marrë dorën këtij lloj sporti në vitet e fundit. Aktiviteti u mbajt në Herenven, ku 22 nga 42 medaljet i shkuan “tulipanëve”.

Por ajo që tërhoqi më tepër vëmendjen ishte padyshim Juta Lerdam, e cila u “kurorëzua” me tri medalje ari në të gjitha disiplinat pjesëmarrëse.

Ajo gëzon reputacion të gjerë edhe në spektrin e bukurisë, me hire fizike mbresëlënëse.