Mjeti ku udhëtonte u përplas me trafikndarësen, ky është atleti 25-vjeçar shqiptar që humbi jetën në Greqi

Atleti Denis Gjura ka humbur jetën në një aksident me makinë mbrëmjen e së mërkurës në Greqi.Mjeti me të cilin udhëtonte 25-vjeçari u përplas me trafikndarësen dhe aksidenti ka qenë fatal për të, duke humbur jetën në vendngjarje.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:30 të së mërkurës. Denis Gjura mësohet se ka humbur drejtimin e makinës dhe ka goditur trafikndarësen.Kampioni i atletikës Denis Giura ishte pjesë e ekipit të Esperos që nga viti 2004. Ai ka qenë fitues i Run Greece Patras në vitet e fundit.