Një 22-vjeçare e njohur si ‘La Bellota’, është gjetur e vdekur në makinën e saj që kishte rënë në një kanal, pas një aksidenti në Meksikë.Michelle Lizarraga, e ndjekur për përmbajtjet e krijuara në “TikTok”, humbi jetën të premten. Ndërkohë më herët, e reja postonte në rrjetet sociale imazhe të festës me miqtë në klubin lokal në San Francisquillo.
Daily Mail” shkruan se 22-vjeçarja që postonte kryesisht këshilla bukurie, u gjet e pajetë nga shërbimet e emergjencës kur nxorën makinën e saj nga uji në rajonin e Sinaloa.
Pak pasi kishte dalë nga bari, modelja e njohur e “TikTok” besohet se është përplasur me makinën e saj që ishte përmbysur në kanal dhe ishte mbushur shpejt me ujë.
Trupi i saj besohet se është identifikuar nga miqtë prej tatuazheve, por ende nuk është bërë identifikimi zyrtarët apo nga policia.
Mijëra ndjekësit e saj i bënin homazhe në rrjet, duke lënë komente trishtimi në postimin e saj të fundit.
“Mikeshë e bukur, do të na marrë malli”, shkruante një prej tyre. Një tjetër ndjekëse shkruante: “Ishe gjithmonë një shembull për mua, prehu në paqe”.
Modelja kishte rreth14,000 ndjekës në rrjetin social “TikTok”, ku jepte këshilla stili e bukurie për vajzat, si dhe tregonte për historitë e saj personale.