Moment historik për Romën e Zhoze Murinjos, që mbrëmjen e sotme mposhti me rezultatin 2-0, Slavian e Pragës, në duelin e vlefshëm për Grupin G të Ligës së Europës.
Suksesi i arritur ndaj skuadrës çeke, ishte i treti në 3 ndeshjet e zhvilluara deri tani në grupe për skuadrën italiane.
Kurrë më para, Roma nuk kishte fituar 3 ndeshjet e para të një fazë grupi në një kompeticion europian, ndaj edhe kjo fitore pati një shije speciale për verdhekuqtë e Zhoze Murinjos, që kanë arritur të shënojnë 8 gola dhe të pësojnë vetëm 1.