Legjenda e futbollit kroat Luka Modriç, i ka thënë lamtumirë sonte Botërorit teksa është përshëndetur me ovacione të mëdha.Në pjesëmarrjen e tij të fundit në Kampionatin Botëror, e katërta gjithsej, Modriç ishte padyshim lideri i kombëtares ballkanase. Ai ka edhe një ndeshje për të luajtur, atë për vendin e tretë të shtunën.
Në duelin e sotëm trajneri Daliç, vendosi ta zëvendësonte në minutën e 81-të, duke i lënë vendin Majerit, djaloshit të cilin në vitin 2008, në finale Dinamo e Zagrebit – Hajduk Split, e mbante përdore, teksa futeshe në fushë.Në momentin e zëvendësimit i gjithë stadiumi është ngritur në këmbë dhe ka duartrokitur Modriçin, e para tij janë përkulur edhe tifozët e Argjentinës.Ish-fituesi i Topit të Artë është pritur nga argjentinasit me duartrokitje të mëdha. Lojtarët kroatë, të cilët ishin në stol, u rreshtuan për të uruar Modriç për gjithçka. Teksa largohej nga fusha, dukej qartë se ishte një moment shumë emocionues për të.Modriç fillimisht zyrtarizoi se Botërori do të jetë paraqitja e tij e fundit në karrierë për Kroacinë, por më pas tha se do të mendojë për gjithçka kur të përfundojë Botërori në Katar. Ai mund të marrë një vendim përfundimtar së shpejti.