Shtëpia e aktorit të famshëm, Benedict Cumberbatch, në Londër u sulmua dhe u kërcënua nga një ish-kuzhinier që mbante një thikë peshku. Mediat e huaja shkruajnë se Cumberbatch, gruaja e tij dhe tre fëmijët e tyre ishin në shtëpi kur Jack Bissell, shkelmoi portën e hekurt të kopshtit. Ai bërtiti:E di që jeni zhvendosur këtu, shpresoj që të digjet.Bissell u deklarua fajtor dhe u gjobit me 250£. Atij iu dha gjithashtu një urdhër ndalimi tre-vjeçar duke e penguar të shkojë pranë familjes së Cumberbatch dhe zonës ku ata jetojnë.
Bissell, i cili më parë ka punuar si kuzhinier, shkuli një bimë dhe e hodhi në murin e kopshtit përpara se të pështynte në tokë dhe të këpuste kabllin e internetit duke përdorur një thikë peshku. Ai u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua pasi ADN-ja e tij u gjet në telefon. Një burim i afërt me Cumberbatch tha për “Daily Mail” se:
Natyrisht që e gjithë familja ishte tmerruar dhe mendonte se ky djalë do të hynte dhe do t’i lëndonte. Për fat të mirë nuk shkoi kurrë kaq larg. Benedict dhe bashkëshortja e tij kanë pasur shumë net pa gjumë që kur janë shqetësuar se mund të jenë sërish në shënjestër.
Prokuroria i tha gjykatës se përpara sulmit të tij, Bissell bleu dy bukë nga një dyqan aty pranë dhe i tha shitësit se do të hynte brenda dhe do të digjte shtëpinë.