Ekipi i Juventusit zbriti dje në fushë për të kryer stërvitjet teksa në tribunat e stadiumit ndodheshin rreth 300 tifozë.
Pas stërvitjes, futbollistët u duartrokitën nga tifozët teksa më pas dhanë edhe autografe. Por e gjithë festa në Torino, u prish pas një përplasje mes argjentinasit Leandro Paredes dhe trajnerit Masimiliano Alegri.
Pasi dolën nga fusha, mesfushori iu drejtua dhomave të zhveshjeve tepër i trishtuar dhe i mërzitur. Më pas aty shkoi dhe Alegri teksa Paredes ka shpërthyer ndaj tij. Sipas mediave italiane, shkak është bërë mosaktivizimi i tij në ndeshje.
Pas këtyrë momenteve tensionuese mes tyre, argjentinasi nuk iu është bashkuar drekës kur kanë qenë pjesë të gjithë shokët e skuadrës dhe pjesa tjetër e Juventusit.