Mori karton të kuq për Kumbullën, prokuroria nis hetimet për ndëshkimin ndaj Murinjos

Në duelin përballë Kremonezes në kampionat, një faull i shkaktuar ndaj Marash Kumbullës bëri që Zhoze Murinjo të reagonte ashpër dhe për këtë gjë u ndëshkua me karton të kuq.Pas këtij vendimi portugezi foli për mediat duke thënë: “Unë nuk jam i çmendur. Nëse unë bëra atë reagim do të thotë që diçka ndodhi. Ne duhet të kuptojmë që unë mund të bëj diçka nga pikëpamja ime legale”.

Menjëherë pas kësaj deklarate, prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit vendosi të ngrinte hetimet për kartonin e kuq.

“Duke parë deklaratën e Zhoze Murinjos për mediat, Zyra e Prokurorisë së Federatës ka hapur një investigim për episodin që solli ndëshkimin për trajnerin e Romës gjatë ndeshjes me Kremonezen”, ishte përgjigja e prokurorisë.