Krijimi i “ILD” kishte si qëllim kthimin e “Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia”, dhe ishte një nismë e cila u ndërrmor për pastrimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët haptaz shkelnin ligjet e Republikës së Shqipërisë, me qëllime përfitimi.
Institucioni i “ILD” mund të themi me plot bindjen se është dështimi i radhës së institucioneve të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi.
Nëse i referohemi faqes zyrtare të “ILD” Metani ka si moto në drejtimin e këtij institucioni “Kthimi i besimit të publikut tek drejtësia”, por mesa duket drejtësia e Metanit është një zhgënjim i radhës së publikut.
Por a e ka kthyer besimin e publikut tek drejtësia Artur Metani apo është peng I veprimeve të tija korruptive?
Nëse i referohemi rezultateve të “ILD” ky institucion ka rreth një vit që ka kërkuar marrjen e një mase disiplinore për prokurorë dhe gjyqtarëve të cilët haptaz shkelnin ligjet.
Këta magjistrat gjasma hetohen nga Metani, por janë më vite që dosjet mbahen peng kur dihet botërsisht që keta magjistrat janë të korruptuar. Vetëm metani nguron ti shohin.
Kërkesa e fundit e “ILD” drejtuar “KLGJ” ka qënë data 20 Prill 2022, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka filluar hetimin disiplinor me iniciativëtë ankuesit, ndaj magjistratit T.T., me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shkelje disiplinore të kryera,në gjykimin e kërkesës me objekt ulje dënimi për të dënuarin A.G., i dënuar me burgim të përjetshëm.
Burime për infront, informojnë se kreu i “ILD” Artur Metani, rezulton se ka dalë në përgjime proçeduriale të SPAK-ut në një aferë korruptive.
Sipas burimit, në veprimet hetimore të kryera nga “SPAK” me metoda speciale të hetimit, rezulton se i implikuar në një aferë korruptive ka qënë dhe Kreu i “ILD” Artur Metani.
Kreu i “ILD” ka rënë në rrjetën e përgjimeve të prokurorisë së posaçme dhe për këtë arsye ky institucion është kapur peng dhe nuk ka më asnjë rezultat në punën e tij që nga data 20 Prill 2022.
Nuk ka mjaftaur me kaq por nga informacionet që ka siguruar Infront, keru i “ILD”ka ndikuar në mënyrë të paligjshme në SPAK për të mos u arrestuar dhe për të mos filluar asnjë proçedim penal.
Nuk dihet ende se çfar ka ndodhur me hetimin kundër kreut të “ILD”, por infront së shpejti do të publikoj përgjimet e Metanit dhe implikimin e tij korrupsion. Të cilat jo pak raste janë fshehur dhe nga SPAK.
Nga informacionet e marra nga Infront rezulton se SPAK-U e mban peng kreun e “ILD” Artur Metani dhe e komandon institucionin e pavarur të drejtësisë. Prokurorët e “SPAK” e shantazhojnë Metanin nëpërmjet përgjimeve.
Artur Metani do të mbahet mënd për marrjen e masave ekstreme për videot në TikTok të kryegjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.
Institucioni i “ILD” nuk mund të proçedoj dhe të marrë masa të tjera për magjistratët pasi ka zënë kaps prej një viti, dhe është kthyer në një institucion në varsi të përgjimeve kompromentuese të Metanit.
Kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë i kërkoi Këshillit të Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra të kësaj gjyqtareje për shkelje të rënda.
Në arsyetimin e kreut të ILD shkruhet se gjyqtarja Kapedani ka diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit dhe për këtë arsye duhet të largohet nga detyra ndërkohë vet është i implikuar në korrupsion.
Pranë redaksisë së Infront ka mbrritur një video kompromentuese, të cilën do ta publikojmë në vijim. Në video ka prova se si një antar i “KLGJ” ndikon te kreu i “ILD” Artur Metani për favorizimin e një magjistrateje.
Antarit të “KLGJ” i mbaron mandati pas 6 muajsh. Ai ka ndikuar dhe ka kryen rolin e “brokerit” pranë kreut të “ILD” Artur Metani. Ndikimi është bërë me të vetmin qëllim atë favorizimit të veprimeve kriminale të magjistratit.
Vijon………………..