Moska merr një goditje të rëndë në Ukrainë, ushtria ruse urdhërohet të tërhiqet nga qyteti kyç në Detin e Zi

Ushtria ruse është urdhëruar të tërhiqet nga qyteti ukrainas i Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal që u morr nën kontroll nga forcat ruse që në nisje të pushtimit në muajin shkurt.

Komandanti rus në Ukrainë, gjenerali Sergei Surovikin, tha se nuk ishte më e mundur të vazhdohej furnizimi i qytetit.

Tërheqja nënkupton se forcat ruse do të humbasin tërësisht kontrollin nga bregu perëndimor i lumit Dnipro.

Rënia e Kherson është një goditje e rëndë për forcat ruse, në një kohë që Moska po përballet me një kundërofensivë të vrullshme nga ukrainasit.

“Në këto rrethana, opsioni më i arsyeshëm është organizimi i mbrojtjes përgjatë një linje barriere përgjatë lumit Dnipro,” tha gjenerali Surovikin në një takim me udhëheqësit e lartë ushtarakë.

Njoftimi erdhi menjëherë pasi mediat ruse thanë se nënkryetari i Khersonit, Kirill Stremousov, ishte vrarë në një aksident automobilistik. I parë si një nga nxitësit kryesorë të okupimit të Khersonit, ai kishte paralajmëruar vetëm gjashtë ditë më parë se kishte shumë gjasa që forcat ruse të kalonin së shpejti në bregun lindor.

Edhe pse përparimi ukrainas ishte ngadalësuar javët e fundit, linjat e furnizimit të Rusisë nëpër lumin Dnipro ishin bërë gjithnjë e më të vështira, pas shkatërrimit të urave nga forcat ukrainase.

Përpara tërheqjes, Rusia zhvendosi mijëra civilë jashtë qytetit me anije, në atë që Ukraina e dënoi si një dëbim të detyruar.mykolaviv