Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, duke folur për “Sky Sports” pasi mundi më në fund edhe Sitin (nuk e kishte bërë kurrë në 7 ndeshjet kundër tyre në karrierë) tha se është shumë krenar për skuadrën e tij.
Jam shumë krenar. Ishte momenti me njerëzit e duhur dhe lojtarët e duhur për ta arritur këtë sezon. Ne e dinim se do të duhej të vuanim dhe e bëmë këtë. Ju duhet një paraqitje e madhe dhe tifozët gjithashtu. Kjo ndihet si një fitore e madhe”.
Trajneri spanjoll pranoi se zëvendësimet e tij bënë diferencën për të mposhtur më në fund profesorin Guardiola: “Pjesën e dytë filluam shumë mirë. Ne ishim atje dhe vërtetë agresivë. Zëvendësimet ndihmuan gjithashtu. Cilësia që ata prodhuan në portë ishte e lartë. Siti të hap shumë probleme, por edhe ne bëmë të njëjtën gjë gjithashtu. Nuk është e lehtë të zbresësh përpara. Ju keni nevojë për kohën e duhur, lëvizjen e duhur, momentet e duhura. Më pëlqeu guximi. Ju do të keni momente të vështira kundër këtij ekipi. Duhet të jeni të drejtpërdrejtë dhe të menaxhoni emocionet dhe të siguroheni që të mos ziheni në befasi kundër tyre”.
Arteta vlerëson paraqitjen e Rajas dhe autorit të golit Martineli, por nuk pranon të bëjë polemika për rastin e kartonit të kuq të munguar të Kovaçiçit: “Mendoj se Raja ishte i shkëlqyer, mënyra se si e kontrollonte topin, sa dominues ishte dhe sa lartë luajti. Unë i dua lojtarët me guxim. Martineli është një lojtar tjetër i madh. Tani ai është gati për ne. Është një gëzim të punosh me këtë skuadër. E pash aksionin e Kovaçiçit, por ai është në të shkuarën dhe për fat fituam. Ky është një mesazh që duhet të vazhdojmë të punojmë të përulur”.