Mund të mjaftojnë 40 milionë euro, Milani pranë transferimit të parë në janar

Prapavija e Milanit ka nevojë për prurje dhe bordi drejtues thuhet po punon në veçanti, por në merkaton e dimrit duhet të vijë edhe një sulmues, pavarësisht zhbllokimit të Luka Joviçit kundër Frozinones.

Çfarë do të ndodhë më pas në janar mbetet për t’u parë, por është e vërtetë që Milani ka nevoja edhe në sulm, ku Zhiru është 37-vjeç dhe Leao shënon pak. Joviç, Çukvueze (gol ndaj Dortmundit) e ndonjë tjetër, nuk po japin atë që pritej në aspektin e golave, ndaj drejtuesit kërkojnë një sulmues.

Objektivi kryesor mbetet Xhonatan Davidi, që me Lilën po zhgënjen, por megjithatë klubi i tij nuk e lëshon për më pak se 40 milionë euro, pavarësisht se ka edhe një vit kontratë.

Rezultatet e kësaj pjese të fundit të 2023-shit do të jetë vendimtare për Milanin që të vendosë, sidomos nëse do të jetë ende në garë për titullin, dhe i kualifikuar përtej fazës së grupeve. Një tjetër gjë do të ishte ta përballonim vitin e ri me sezonin tashmë të komprometuar.

Sfidoftë, pengesë është edhe çmimi i lojtarit. Jo më larg se gjashtë muaj më parë vlente 60 milionë euro, pasi vinte nga një sezon me 25 gola në 37 ndeshje të kampionatit francez, teksa tashmë më ende një vit kontratë në fuqi dhe vetëm katër gola në sezon, vlera e tij ka rënë me 20 milionë euro.