Ministrat e jashtëm të NATO-s do mblidhen në Rumani për të diskutuar mbi gjendjen në Ukrainë.
Udhëheqësi i aleancës, Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, do të mbajë fjalimin e hapjes nga kryeqyteti rumun në orën lokale 08:00.
Aleanca ka premtuar mbështetje të palëkundur për Kievin, ndërsa Rusia vazhdon të synojë infrastrukturën e Ukrainës, e cila ka lënë miliona njerëz të përballen me ndërprerje dimërore të energjisë elektrike, përfshirë edhe kryeqytetin.
Mbledhja në Bukuresht pritet të diskutojë mënyrën më të mirë për të ndihmuar Ukrainën gjatë gjithë muajve të ftohtë të dimrit.
Por mes aleatëve NATO-s ka mendime të ndryshme mbi atë se çfarë lloj mbështetjeje ushtarake t’i jepet Ukrainës.