Mungoi ndaj Milanit për shkak të dëmtimit, reagon Osimhen: Ja kur do të jem gati

Viktor Osimhen është shprehur i bindur se do të jetë i gatshëm për përballjen kundër Milanit në Champions. Sulmuesi u rikthye i lënduar nga angazhimi me ekipin kombëtar, teksa mungoi dje në ndeshjen kundër Milanit.Në dyshim është vënë edhe paraqitja e tij në çerekfinalet e Championsit, sërish kundër “djallit”, por nigeriani është shprehur i bindur se do të jetë gati për këto ndeshje.

“Nuk është asgjë serioze, por dua t’i kaloj këto 10-12 ditë për të pushuar dhe rikuperuar. Më kanë thënë dhe jam i bindur që do të jem në fushë kundër Milanit”, tha nigeriani për “TG5”. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 12 prill, kurse ajo e kthimit më 18 prill.