Markus Rashford ka mbërritur në grumbullimin e Anglisë pasi humbi nisjen e stërvitjes me kombëtaren e Garet Sauthgejtit për arsye personale. Ylli i Mançester Junajtid mund të luajë në ndeshjet e ardhshme kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut në 17 dhe 20 nëntor, të vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”.
Por “tre luanët” e kanë siguruar kualifikimin në Gjermani. Ai humbi fillimin e grumbullimit të ishullorëve për shkak të çështjeve personale.
Mesfushori i Mançester Sitit, Kalvin Filips, gjithashtu vonoi t’i bashkohej skuadrës për shkaqe personale, por pritet të kthehet së shpejti.
Federata Angleze konfirmoi vonesën e dyshes në të njëjtën kohë kur Xhud Bellingam dhe Levi Koluill u tërhoqën nga grumbullimi, duke e çuar numrin e largimeve nga skuadra fillestare që shpalli Sauthgejt në pesë. Atyre iu shtohen edhe Medison, Dank dhe Uillson, ndërsa për t’i zëvendësuar erdhën Palmer, Ljuis dhe Konsa.