Murinjo mbron ish-lojtarin e tij, i kërkon tifozëve të Romës që të ndalojnë: Shokët e mi nuk preken

Roma arriti një fitore të rëndësishme në kampionat në garën për një vend në Champions, duke mundur në shtëpi Sampdorian me rezultatin 3-0.Ajo që ra në sy nga ky takim ishte shpërthimi i ish-lojtarit të Interit, Dejan Stankoviç, i cili ishte kundër kartonit të kuq që mori Murijo dhe për këtë gjë tifozët e Romës filluan të vërshëllenin kundër serbit.

Në këtë moment, ishte trajneri portugez, Zhoze Murinjo, i cili u ngrit menjëherë nga pankina dhe i kërkoi tifozëve të tij të ndalonin.

Në intervistën pas ndeshjes, 60-vjeçari u shpreh: “E bëra për një njeri të madh dhe një mik të madh. ai ka fëmijë dhe një familje. Tifozët tanë janë të mrekullueshëm, por shokët e mi nuk preken”.