Murinjo: Nuk mendoj se drejtuesit e Romës flasin me trajnerë të tjerë pas shpinës time, ja arsyeja pse besoj tek ata

Roma mposhti mbrëmë Kremonezen duke u kualifikuar më tej në Kupën e Italisë. Në konferencën për shtyp pas fitores, trajneri portugez u shpreh se: “Nuk mendoj se drejtuesit e Romës flasin me trajnerë të tjerë pas shpinës time, besoj 100% në ndershmërinë e tyre. Kur pata ofertë nga Portugalia, i thashë menjëherë presidentit për këtë. Kur pata nga Arabia Saudite, i thashë menjëherë presidentit për këtë. Kjo është arsyeja pse nuk mendoj se ata flasin me trajnerë të tjerë, është gjë reciproke”, tha ai.