Mustafa Nano befasohet nga reagimi i Ramës: Më duket e çuditshme që…

Analisti Mustafa Nano ka folur për paralajmërimin e kryeministrit Rama se vitin e ardhëm do të dërgohen satelitë në hapësirë.

Nano tha se “kjo është një ndërhyrje budallaqe”, pasi sipas tij satelitë në hapësirë çojnë shtetet që kanë në vendet e tyre NASA.

Pjesë nga intervista në MCN TvDëgjuam zotin Rama që përpos deklaratave politike foli për lëshimin nga Shqipëria të satelitëve në hapësirë. Ngjason me deklaratat e dikurshme të zotit Berisha për shndërrimin e Shqipërisë në superfuqi energjetike?

Nano: Më duket një ndërhyrje budallaqe. Berisha ka folur për atë që ju thatë por ka folur edhe për horror. Ngritja e tymnajave ndodh shpesh, por nuk besoj se është ky rasti. Rama ka dashur të thotë që do blemë dronë në hapësirë. Më duket e çuditshme. Deklarata të tilla i bëjnë shtete që kanë NASA në vendet e tyre. Mua më duket budallaqe si ndërhyrje.