Nagelsman me “dhimbje koke”/ COVID-i dhe dëmtimet, Bajerni i Mynihut një flluskë problemesh

Situata në ambientin bavarez vazhdon të jetë e trazuar pas infektimit me COVID të njeriut të momentit në “Allianz Arena”, Xhamal Musiala.

Lojtari i përfaqësues gjermane ka rezultuar pozitiv në testin e së hënës, çka do të thotë se ndeshja e tij ndaj Plzenit, e cila do të luhet ditën e nesërme, është e përfunduar para kohe.

Madje, talenti mund të detyrohet t’i shikojë shokët e skuadrës nga shtëpia edhe në takimit e fundjavës në Fraiburgut.

Ka qenë vetë klubi i Bajernit, i cili ka dalë me njoftim zyrtar mbi gjendjen e Xhamal, duke bërë të qartë se ai ndodhet mirë dhe në izolim shtëpiak.

Musiala në këtë sezon u ka dhënë tjetër ritëm rekordmenëve nga Mynihu, aty ku eleganca, saktësia dhe goditja kanë gjetur identitet te 19-vjeçari, e përkthyer me 7 gola dhe 5 asiste në 13 ndeshjet e deritanishme me bavarezët.

“Klasikja” e Gjermanisë la pasoja jo të lehta në radhët e kampionëve në fuqi të Bundesligës.

Dejvis, De Ligt dhe Gnabri ishin “viktimat” e dëmtimeve, të cilët u detyruan ta linin para kohe përballjen ndaj Dortmundit.

Treshja e lartpërmendur nuk kanë një datë fikse për rikthimin në fushë, por diçka është e sigurt, mungesa e prezencës në Ligën e Kampionëve, ku Bajerni do t’u kthejë vizitën çekëve të Plzen, e vlefshme mbi xhiron e 4-t të kompeticionit më të rëndësishëm në rang klubesh.

Infektimet e Goreckës do t’ia linin vendin dëmtimit të Lukas Hernandezit, historia do të vazhdonte ende me rikthimin e Koronavirusit, e cila prezantohej me Mylerin dhe Kimishin.

U duk se gjithçka përfundoi dhe Nagelsman do të merrte frymë lirshëm në organizimin e skemave, pasi të kishte të plotë përbërjen e skuadrës, por hesapet e “Klasikes” dhe “surpriza” e Musialës ia prishën edhe një herë qetësinë teknikut 35-vjeçar, i cili do të duhet të modelojë sërish skemat e të tijve.