Napoli ka etje për hakmarrje”, Kasano analizon skuadrën e Spaletit: Në Champions do të luajë ndryshe

Antonio Kasano, në një video të postuar në profilin e tij në “Instagram”, ka folur për ndeshjen e Milanit kundër Napolit të dielën dhe analizon fitoren kumbuese të kuqezinjve me pikëpamje nga angazhimi i dyfishtë në Champions mes këtyre ekipeve.Po e nis nga Napoli. Për mendimin tim është ndeshja e parë këtë vit ku Napoli nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Milani fitoi një ndeshje në fushë duke dominuar. Ata mbërrinin të parët në çdo top, luajtën më mirë, ishin më të freskët, kishin më shumë dëshirë.

Napoli ishte shumë, shumë sipërfaqësor dhe për pasojë gaboi shumë. Milani arriti të shënonte dy gola në gjysmë ore dhe e orientoi ndeshjen sipas karakteristikave të veta, por kjo mund të rezultojë një thikë me dy presa, sepse Napoli në Champions do të ketë shumë dëshirë për hakmarrje, ndërkohë që kuqezinjtë mund ta nënvlerësojnë duelin”, deklaroi Kasano.