Natë feste te Milani, por ikona kuqezi “masakron” Rafael Leaon: Një zhgënjim i madh!

Rafael Leao vazhdon me paraqitjet e tij me dritë-hije me Milanin, duke mos arritur të dhurojë vazhdimësi në lojën e tij, siç bëri në sezonin e kaluar.Ndaj edhe në një natë ku kuqezinjtë festuan në fund pasi u kualifikuan në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, kritikat për portugezin nuk mungojnë.Ikona e klubit kuqezi, Alesandro Kostakurta, i ftuar në studiot e “Sky”, është ndalur te paraqitja zhgënjyese e portugezit.

“Leao ishte një zhgënjim i madh. Në një ndeshje kështu duhet të jetë vendimtar. Kemi thënë që është një kampion, por në këto ndeshje, në të kaluarën, kampionët bënin të vlente ky titull që u jepej. Nuk ka treguar ende se është një kampion i vërtetë”, tha Kostakurta.