Dushan Vlahoviç ka pësuar një dëmtim në grumbullimin e kombëtares serbe.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sulmuesi ka lënë grumbullimin me kombëtaren e Serbisë për shkak të një dëmtimi rrëzë kofshës.
22-vjeçari nuk do të marrë pjesë në katër ndeshjet ku përfaqësuesja ballkanase do të zhvillojë në muajin qershor ndaj Norvegjisë, Suedisë dhe dy sfidave me Slloveninë, të gjitha të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Në gjysmën e parë të sezonit me Fiorentinën në Serinë A, Vlahoviç u aktivizua gjithsej në 21 ndeshje ku shënoi 17 gola dhe dhuroi dhe 2 asiste, ndërsa me Juventusin u aktivizua në 15 ndeshje ku realizoi 7 gola dhe dhuroi gjithashtu dhe 1 asist.