3 ton kokainë janë sekuestruar ditën e sotme nga policia holandeze, e cila nëse do të dilte në treg do të kapte vlerën e 250 milion euro.
Mediat raportojnë se kokaina ishte e fshehur në një kontenier me banane dhe u gjet nga kontrolli rutinë në portin e Roterdamit. Kokaina ishte e nisurr nga Ekuadori dhe kishte si destinacion Baselin në Zvicër.
Rotterdami, i cili është edhe porti më i madh në Europë, është kthyer në një pikë kalimi për ‘mallin’ që vjen nga Amerika Latine drejt Europës. Operacioni në fjalë është cilësuar si një ndër më të mëdhenjt në goditjen e rrjetit të trafikut të lëndëve narkotike. Vetëm disa ditë më parë në portin e Roterdam-it është sekuestruargjysëm ton kokainë, e cila ishte e kamofluar si qymyr.