Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën.
Joshko Çervenkovski është paraqitur ditën e sotme sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje. Çervenkovksi akuzohet pasi për të, bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit.
Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazit, Viktor Imerit, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën. Ai kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje ISHIK i ka dërguar edhe letërporosi, por ai nuk ishte paraqitur.Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letër porosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë.
Si u vra Vajdin Lame?
Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.